Zakonisht, yjet e skenës së dëborës zgjedhin vetëm vendet më me shkëmbinj dhe më tërheqëse për produksionet e tyre filmike. Gjermani nga Allgäu, Elias Elhardt (31) e incizoi filmin e tij të ri “Narcis”, atje ku askush nuk dëshiron të shkojë – në Kosovë!
Elhardt në një intervistë për «Bild» ka pohuar: “Kam bërë një film në zona të vogla skish, për mënyrën sesi sportet e dimrit i bashkojnë njerëzit. Në një zonë që është mjaft e diskutueshme.E pashë si emocionuese në një kohë kur nacionalizmi në Europë është në rritje e sipër”.
Filmi zhvillohet në një vend të braktisur nga turizmi masiv, që nga lufta në Jugosllavi, informon Shtegu.com. Zona e skive në Brezovicë dikur ishte një vend takimesh për shoqërinë e lartë. Elhardt shëtit nëpër lokalitetin me banorin lokal Hamdi Hisari. Janë pamje plot trishtim dhe zbraztësi. Hamdi Hisari thekson: “Këtu ka aq shumë hapësirë dhe askush nuk është aty”.
Elhardt tregon historinë e një vendi të shkatërruar nga lufta, ai tregon truqet e tij. Mbi të gjitha, tregon edhe fuqinë e natyrës dhe sportit. Nëpër kodra, pajtimi duket të jetë më i lehtë se kudo tjetër. Hamdi Hisari përfundon: “Kur të vish këtu, nuk ka rëndësi kush je, çfarë je”.