Zona e nisjes së pasagjerëve është evakuuar mëngjesin e së dielës në Aeroportin e Gjenevës. Shkaku ka qenë një alrm i rremë. Aeroporti i përkujton udhëtarët se bagazhet nuk duhet të lihen pa mbikëqyrje.

Qindra pasagjerë të Cointrin të Gjenevës kanë dal në trotuaret e aeroportit mëngjesin e së dielës, afër zonës së kontrollit. Dy valixhe të braktisura detyruan sigurinë për të evakuuar zonën, ndërsa askush nuk është lënduar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Në orën 10.05, në zonën e nisjes u gjet një valixhe e parë e braktisur. Zona ishte zbrazur pjesërisht nga pasagjerët e saj, si masë paraprake. Por kur një pjesë e bagazhit të dytë të braktisur u vu re në orën 10.55 të mëngjesit, siguria e Cointrin evakuoi të gjithë zonën. Në fund të fundit, u konstatua se këto ishin alarme të rremë. “Kjo ndodhi pikërisht në orët më të ngarkuara të ditës, gjë që shkaktoi bllokime të konsiderueshme pas kësaj”, tha Madeleine Von Holzen, zëdhënëse e Aeroportit të Gjenvës. Kësaj të diele priteshin rreth 60,000 pasagjerë, në krahasim me rreth 45,000 për një ditë të zakonshme.

Situata në zonën e nisjes u kthyei normalitetit rreth orës 11:30, sipas Cointrin,por okëto incidente dukshëm shkaktuan vonesa fluturimi. Madeleine Von Holzen përkujton se udhëtarët nuk duhet t`i lënë asnjëherë bagazhet e tyre pa mbikëqyrje. Përndryshe, siç dëshmohet nga incidentet e sotme, kjo mund të shkaktojë probleme serioze për pasagjerët e tjerë, si dhe për stafin dhe funksionimin e aeroportit.