
Gjatë rrugës për në shtëpi, nga Spitali Kantonal i Badenit në Zvicër, një zviceran 49-vjeçar kishte pësuar një sulm në zemër. Tani spitali duhet të paguajë.
Spitali Kantonal i Badenit është gjobitur me një shumë gjashtëshifrore të hollashtë. Ai e kishte dërguar një shtetas zviceran në shtëpi, pas një kontrolli në emergjencë, në shkurt të vitit 2014. Zvicerani kishte shkuar në spitalin kantonal për ankesa dhe presion në gjoks.
Gjatë rrugës për në shtëpi, 49-vjeçari i atëhershëm pësoi një sulm në zemër në një stacion autobusi. Paramedikët u përpoqën ta ndihmojnë njeriun. Por truri i pacientit kishte pësuar dëmtime të pakthyeshme dhe njeriu ra në gjendje kome. Pas dy vitesh nën përkujdesje mjekësore, ai vdiq, shkruajnë mediat zvicerane, përcjelll Shtegu.com.
“Rasti tragjik është qartë, rezultat i mosveprimeve”, thotë avokati i të faërmve të të ndjerit, sipas një raporti nga “Aargauer Zeitung”. Ai është i bindur se nëse pacienti do të kishte mbetur në spital, sulmi në zemër do të ishte njohur në kohën e duhur. Mungesa e oksigjenit në tru, e cila shkaktoi dëmtimin në tru, mund të ishte shmangur. Mbrojtja, megjithatë, beson se nuk janë shkelur normat e përkujdesjes së duhur.
Gjykatësit arritën në përfundimin se triazhi “nuk ishte kryer si duhet”. Spitali kantonal u urdhërua të paguaj 100,000 mijë franga zvicerane. Ai duhet të paguajë dëmshpërblimin e pacientit me 30,000 franga dhe të mbulojë shpenzimet gjyqësore me mbi 30,000 franga.
Mbetet e paqartë nëse Spitali Kantonal Baden do ta kalojë gjykimin në instancë tjetër.