Dy kolegë të sipërmarrjes Serpag nga Varennes-lés-Macon në Francë, Jonathan Gelin (pronari i kësaj sipërmarrje) dhe Dritan Bakiu, kanë vendosur të bëjnë rreth 4 mijë kilometra me furgon, për të drëguar pajisjet e ndihmës së parë viktimave të tërmetit në Shqipëri (vendlindja e të dytit), me 52 të vdekur dhe mbi një mijë të plagosur. Një sfidë vërtetë e vështirë të cilën e ndërmorën më 30 dhjetor, me një furgon të mbushur me rrobe dhe batanije e shtretër, të grumbulluara nga qytetarët e Macon.

Rruga e tyre ishte për 6 orë më e gjatë se sa e kishin planifikuar, duke pasur vështirësitë e formaliteteve kufitare. Fillimisht ishin ndaluar në kufirin kroato-malazez për shkak të një sigurimi të veturës, e më pas janë bllokuar edhe në kufirin në mes të Malitë të Zi dhe Shqipërisë, një moment tepër i gjatë për të futur në territorin shqiptar ndihmat e tyre të grumbulluara. Fillimisht, doganioerët u kishin urdhëruar që të paguajnë, por më vonë, pas pesë orë negociatash, më në fund e kanë gjetur një zgjidhje të përshtatshme me kusht që ndihmat të dërgohen në një fshat specifik në Durrës, informon Shtegu.com. Mirëpo, në Durrës nuk kanë mundur t`i shpërndajnë ndihmat aty ku kanë dashur,, por i kanë detyruar që ato t` dërgojnë në komunë.

Pas gjithë kësaj, për dy të rinjtë kjo ishte një aventurë humane me të cilën ata vlerësojnë se e kanë përmubushur detyrën e tyre të dërgimit të ndihmave.