Nga Kimete BERISHA/

As si FITUES nuk mund ta mundni PDK-në?!

Pa Marrëveshje sa mirë po merren vesh, lëre më kur ta bëjnë Marrëveshjen.

Albini s’kishte tjetër zgjedhje përveçse të na befasonte.

Populli nuk i do befasitë, prandaj shpresoj se Glauku është befasia e parë dhe e fundit e Vetëvendosjes.

LDK u tregua edhe më e mençur se Vetëvendosje, shkoi një hap më tej dhe e votoi Glaukun.

U tregua përgjegjëse, e urtë dhe me plot stil.

Isa Mustafa edhe i fiton votat me emrin e pakorruptuar dhe të respektuar të Vjosës, edhe e sakrifikon bash ‘pozitën’ që vashdimisht u fol për të.

Është maestro. Duhet me ja pranu.

Besomëni, më ka frymëzuar vullneti dhe dashuria e tij për jetën dhe pikë së pari për veten.

E kanë ofendu, e kanë sha shumë, jo politikisht, si gazetarët dhe kundërshtarët politikë që bëjnë, sepse s’kanë ditur, por veç janë kapur për bastunin e tij, që tek e fundit është edhe aksesor mode.

Edhe Churchili tanë jetën s’e ka lshu nga dora bastunin, ka thënë për të ‘unë eci bashkë me fatin në dorë’, por anglezët kanë etikë, nuk janë tranu me sha njeriun për një shkop.

(E kam hetu se komentuesit e portaleve i urrejnë njerëzit e sëmurë dhe pleqtë. Kjo prirje e errët duhet të studiohet).

Por, Isa Mustafa po tregohet edhe lojtar i madh, edhe i kujdesshëm.

Dhe mund ta humb lojën veç nëse tani për tani e çon LDK-në në zgjedhje.

Është rasti i tij i vetëm që mund ta bëjë President. Kjo i tregon të gjitha.

Po më pëlqen edhe kultura e lartë që po e tregon Kadri Veseli dhe partia e tij. S’ka lidhje a e ka të sinqertë a jo sjelljen e mirë. Atij më mirë i bjen me aktru të mirën sesa me qenë përnjëmend i mirë.

Nuk po akuzon, s’po provokon, nuk po bën ironi.

Nëse vazhdon kështu, shpejt ka me ndryshu mendimin e shumë shqiptarëve për PDK-në.

Përveç Ganja sot me atë gjestin me flamur, që s’ka gjë të keqe aty, i shkon asaj ky ‘stil’.

Prandaj, shfrytëzone rastin ta mundni PDK-në sa jeni FITUES.

Është e dhimbshme nëse Albin Kurti as si FITUES nuk arrin ta mundë Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Është e tmerrshme nëse nuk mund ta mundni PDK-në as si FITUES.

Shfrytëzojeni rastin sa janë PDK në ‘sy për të keq’, sepse popullata më shumë i ka mërzi njerëzit e paaftë për të vendosur e për të zgjidhur problemet e popullit sesa njerëzit e këqij, sepse njerëzit e këqij mund të marrin edhe vendime të mira, kurse njerëzit e paaftë për të vendosur, tutën edhe prej hijes së vetë.

Nuk mjafton të jesh i mirë dhe i drejtë Albin, duhet të jesh FITUES.

Kur je Fitues, edhe pak i keq me qenë s’ka gajle.

Është e pafalshme që për një ‘president’ ‘të huaj’ (që ty s’të hyn në punë), ta humbësh FITOREN tënde si Kryeministër.

Mos i dëgjo ata që të thonë se në zgjedhjet e ardhme Vetëvendosja do të rritet nga dështimi.

Asgjë e mirë nuk rritet nga dështimi. ‘Nuk mund të hysh dy herë në të njejtin lum’.

Faji nuk do ti mbetet veç LDK-së. Përkundrazi. Fituesi nuk guxon ta humb fitoren në tavolinë. S’bën me ndodh.

P.S. ‘Jepja’ LDK-së Presidentin tani (nëse deri tani nuk keni pështjell ndonjë gjë tinëz), e mos i jep Hashim Thaçit afat, se masandej hyn parja e shantazhi, të humbin para syve njerëzit.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/