Dy shpërthime të reja kanë ndodhur në Bagdad të Irakut në afërsi të ambasadës amerikane në të ashtuquajturën Zona e gjelbër, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u thirrur në dëshmitarë okularë.
Shpërthimet vijnë disa orë pas paraqitjes publike të Presidentit amerikan Donald Trump pas sulmeve në orët e para të mëngjesit ku dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat kishte ushtarët amerikanë. Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa.