Një vozitës taksie kosovar në qytezën Croydon nuk iu besonte veshëve, pasi i është thënë se ka fituar një veturë me vlerë prej më tepër se nëntëdhjetë mijë funte, gjatë natës së Vitit të Ri, shkruajnë mediat britanike, përcjell Shtegu.com.
Kosovari Lufti Burniki ishte “rrëqethu” kur mori vesh se kishte fituar një veturë të llojit Tesla Model S, i cili mund të arrijë 62mph (100km/h) për vetëm 2.7 sekonda. Si dhuratë shtesë, prindit familjar i janë dhënë edhe njëzet mijë funte para të gatshme.
Kosovari 44-vjeçar, me vendbanim në Broad Green me bashkëshorten Valjeta, 41-vjeçare dhe dy fëmijët e tij, Benin 14-vjeçar dhe Yllkën 12-vjeçare, të hollat do t`i shpenzojnë për një festë familjare në vitin 2020.