Natën e së dielës, tridhjetë e tre migrantë arritën pranë qytetit Adriatik të Leçes në rajonin e Pulia në jug të Italisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Shtegu.com. Në varkë kanë qenë disa fëmijë dhe familje kurde nga Iraku dhe Irani.

Migrantët e ftohur deri në palcë, është dashur të kërcejnë nga varka për të arritur në plazh. Kryqi i Kuq italian nxitoi të ndihmojë ata, ndërsa një grua dhe një i ri është dashur të shtrohen në spital.
Refugjatët njoftuan se kishin arritur në Itali me një varkë gome që ishte larguar nga Shqipëria. Ata janë vendosur në qytetin e Otrantos.