Shtrëngim dhe akte seksuale me fëmijë – këto ishin veprat penale me të cilat prokurori publik Zofingen-Kulm akuzoi një baba 40-vjeçar nga Ëynentali i sipërm në Zvicër. Emiri (emri i ndryshuar), i cili rreth 20 vjet më parë erdhi në Zvicër nga ish-Jugosllavia, thuhet se e ka prekur mbi triko në krahëror për pesë deri dhjetë sekonda një vajzë të atëhershme 13-vjeçare, në derën e hyrjes të bllokut të apartamenteve në të cilin jetonte me gruan dhe fëmijët e tij. Për këtë, prokurori publik kërkoi një gjobë të pakushtëzuar prej 180 mëditjesh me nga 60 franga dhe dëbim nga Zvicra për një periudhë prej pesë vjetësh.

Sipas palës mbrojtëse, vajza kishte dhënë deklarata të ndryshmë gjatë marrjes në pyetje, ndërsa nuk ishte paraqitur edhe në gjykatë, për shkak të ruajtjes së imazhit.

Në këtë mënyrë, vetëm i pandehuri e ka rrëfyer version e tij të ngjarjes, duke mohuar se e ka shqetësuar vajzën.
Në mbrëmje, katër oficerë policie po e prisnin Emirin me dy makina patrullimi, e prangosën atë në parking dhe e mbajtën në arrest për një ditë, shkruan «Aargauer Zeitung», informon Shtegu.com. Një ditë pasi u la i lirë, ai raportohet se shkoi te dera e apartamentit të familjes M., me sa duket me këshillën e policisë. Aty ai u ofendua me fjalë të rënda, pasi i ikishin thënë se ishte i sëmurë e pedofil. Me këtë rast ishte informuar edhe administrata e bllokut dhe familja e tij është dashur të zhvendoset nga kjo banesë.

Gjykatësja e liroi Emirin nga të gjitha akuzat, duke e kompensuar me 200 franga zvicerane, për paraburgimin njëditor.