Pas rënies së Granadas në vitin 1492 fortesës së fundit Islame në Andaluzi, mbretëresha e tyre Izabela nxori fermanin e saj për të djeguar të gjithë librat Islam çfarëdo lloji që të jenë ata.
Librat u mblodhën grumbuj grumbuj, Kuranë, libra në matematikë, shkencë, filozofi, astronomi, dmth libra nga të gjitha fushat e njohurive . Nga e gjithë kjo djegie u veçuan vetëm 300 tituj librash që kishin të bënin me mjekësinë.
Zjarri i përpiu të gjithë librat e tjerë dhe ky operacion djegie u krye nën vëzhgimin dhe mbikqyrjen e kishës.
Përmes masave barbare u shkatërruan dhe u dogjën rreth 1 milion e 25 mijë libra.
Imagjinoni pra, i gjithë synimi ishte të zhdukej plotësisht nga memoria historia e periudhës Islame në Andaluzi .
Si mendoni, po të kishin ekzistuar akoma këto libra dhe të ruheshin për të mirën e njerëzimit, mendoj se bota do të ishte akoma më shumë e përparuar seç është në ditët e sotme.
05.01.2020