Në Tuluz të Francës, 35 shqiptarë dëbohen nën qiell të hapur Pasditen e së enjtes, në Tuluz të Francës, me urdhër të Gjykatës administrative në Tuluz, janë dëbuar disa familje shqiptare që ishin strehuar në një ndërtesë zyrtare të papërfunduar, në pjesën e prapme të Lycée Berthelot. “Të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtë të jetojnë në kushte të përshtatshme dhe jo në ndytësinë e kampeve të ngritura në brigjet e Garonne të cilat janë nën ujë pas çdo përmbytje. Francezja Charline nuk i përket asnjë shoqate, shkruajnë mediat francize, përcjell Shtegu.com, por e bën vetëm një gjest të shoqërisë franceze. Kjo grua nga Tuluzi, e cila jeton në rrethin e Saint-Michel është tronditur veçanërisht nga situata e familjeve që e kanë okupuar në mënyrë të paligjshme objektin bosh zyrtar për t`u strehuar në vendin Lycée Berthelot, rue François-Longaud. Që nga 17 dhjetori, rreth shqiptarë ishin vendosur në një ndërtesë që i përket Recorat, hyrja në të cilën ndodhet në Rue Achille-Viadieu. Fundjavën e kaluar, kampi i tyre duhej të evakuohej për shkak të motit të keq./SHTEGU.COM