Për shkak se bashkëshortja e tij ishte duke punuar, e drejta e qëndrimit iu tërhoq gabimisht një verimaqedonasi në Kantonin St. Gallen.
Gjykata Federale zvicerane e ka anuluar revokimin e lejeqndrimit për një shtetas të Maqedonisë sëë Veriut dhe dy fëmijët e tij. Zyra e Migracionit në St. Gallen ia kishte tërhequr lejen me arsyetimin se burri kishte lidhur një martesë fictive, pasi gruaja e tij ishte duke punuar në Kantoni Valis, shkruan “Berner Zeitung”, përcjell Shtegu.com.
Verimaqedonasi 44-vjeçar u martua me një shtetase sllovake dymbëdhjetë vjet më të re në vitin 2013. Gruaja erdhi në Zvicër në vitin 2014 për të gjetur punë. Për shkak të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave (FZA), ajo u pajis me një lejeqëndrim të rregullt.
Verën tjetër, burri i saj udhëtoi në Zvicër dhe mori një lejeqëndrim në kuadër të bashkimit familjar. Në vitin 2016 burri I solli në Zvicër edhe dy fëmijët e tij nga një marrëdhënie e mëparshme.
Në lidhje me ribashkimin e fëmijëve, Zyra e Migracionit në St. Gallen mësoi se gruaja në Valais kishte një punë 50 për qind. Prandaj, zyra e shqyrtoi në hollësi raportin në familje sepse dyshonte për një martesë fiktive.
Hetimi policor zbuloi se të dy apartamenti dhe kutia postare ishin të shënuara me dy emrat e bashkëshortëve. Një marrje në pyetje e bashkëshortëve rezultoi me deklarata të ndryshme.
Edhe pse tani ishte tentative e verimaqedonasit për të dëshmuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë martesë fiktive, autoritetet kantonale nuk pranuan të marrin në pyetje dëshmitarët dhe njerëzit nga rrethina.
Sipas Gjykatës Federale zvicerane, një veprim i tillë nuk është i mundur. Kjo ka shkelur të drejtën e ankuesit për t`u dëgjuar. Në vendimin e tyre, gjyqtarët e Lozanës tregojnë se deklaratat e bashkëshortëve gjatë marrjes në pyetje nga policia kishin rënë dakord në suaza më të gjata.
Çifti ishte martuar para se të vinin në Zvicër. Pra, martesa me sa duket, nuk ishte bërë për të shmangur kërcënimin e dëbimit.
Gjykata Federale zvicerane rrëzoi vendimin e Gjykatës Administrative në St. Gallen dhe hodhi poshtë çështjen për hetime të mëtejshme.