Në kuadër të LAPSH-it në Zvicër, shkolla shqipe në Ostermundigen me mësuesen e zellshme Ida Jashari, ka përgatitur një program për nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle, në të cilin ka qenë I pranishëm edhe gjyshi I Vitit të Ri, i cili atyre u ka sjellë dhurata të ndryshme. Në një ambient të ngrohtë të festive të fundvitit, babadimri i ka uruar nxënësit për suksesin e shkëlqyeshëm gjatë mësimeve, por urimi kryesor I tij ka qenë: “Uroj që të vazhdoni të mësoni dhe të jeni të suksesshëm. Kudo që të shkoni, gjuhën amtare të mos e harroni”.