Një kosovar i dehur 22- vjeçar, nuk ka dashur t`i nënshtrohet testit të alkoolit nga një police austriake në Neuhofen në Krems (Austri e Epërme), pasi ai nuk kishte dëshirë të fliste me një grua. Pas një kohë të gjatë negociatash, kosovari i zemëruar u denoncua.

Rreth orës 18:00 të datës 1 dhjetor, oficerët e policisë në Neuhofen vunë re një makinë të parkuar në një institut financiar me motorin që po funksiononte, në afërsi të një shtegu mbrojtës. Ata kontrolluan automjetin dhe gjithashtu shoferin që po kthehej në veturë – një 22-vjeçar kosovar nga rrethina Linz-Land. Sidoqoftë, ai nuk ishte e gatshme të merrte pjesë në aktin zyrtar, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Pasi ai ishte urdhëruar që deri në testin e alkoolit të mos pinte duhan, megjithatë, ai e ndezi edhe një cigare dhe refuzoi të bënte testin. Ai kishte cekur se në asnjë mënyrë nuk donte të fliste me një grua, pasi ato nuk do të kishin asnjë të drejtë.

Oficerët i kërkuan që ta dorëzonte çelësin e makinës. Megjithatë, ai nuk i dëgjoi, por u fut në makinën e tij dhe e drejtoi disa metra përpara. Pastaj ai doli dhe filloi t`u bërtasë oficerëve, duke u treguar se tashmë miqtë e tij ishin duke ardhur tek ai.

Në bazë të këtyre deklaratave, zyrtarët kërkuan patrulla të tjera për përkrahje. Pas kësaj, kosovari ishte qetësuar sado pak dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.