Kryeministri spanjoll Pedro Sançez i ka dhënë premtimin kryeministrit Zoran Zaev se vendi i tij shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriu në NATO.
Zaev dje në margjinat e samitit të NATO-s në Londër ka marrë siguri personale nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington.
Ratifikimi i Protokollit mbetet të përfundojë që këtë javë, ku në fillim të muajit të kaluar u mbajtën zgjedhje, por atje duhet të formohet Qeveri e re.
Pas zgjedhjeve në nëntor, deputetët spanjoll të martën janë kthyer në Parlament, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta se së shpejti do të formohet qeveri e re dje do të shmangen zgjedhje të reja. Mbreti Felipe i Gjashtë pas seancës konstituive në Parlament, në javët në vijim duhet të takohet me liderët e partive parlamentare me qëllim që të zgjidhet mandatari.
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev dje dhe pardje mori pjesë në Samitin e NATO-s në Londër ku u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, por edhe nga liderët e vendeve-anëtare si anëtarja e 30-të e NATO-s.
“Këto dy ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut është paraqitur në nivel më të lartë qeveritar në Takimin e liderëve të NATO-s me rastin e 70 vjetorit të Aleancës, realizohet ëndrra, ëndrra e përbashkët e suksesit kombëtar të të gjithë qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme dhe siguria e vendit dhe e qytetarëve. Ajo adresë është Selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, ka thënë Zaev. dje në Londër./ina