04.12.2019

Një forcave zjarrfikëse italiane  ka ndarë në rrjetet sociale momente nga darka në Shqipëri që iu bë dhuratë nga pronari shqiptar i restorantit ku ata vendosën të darkonin. Në këmbin të kësaj, ata mblodhën një shumë parash për një person në nevojë, i njohur i pronarit të hotelit. Në këmbim të punës së tyre, ata thonë se morën edhe certifikatat mirënjohje nga ana e qeverisë shqiptare.

“Dua t’ju tregoj për ditën e fundit në Shqipëri, pasi ministria na kishte urdhëruar të kthehemi në shtëpi, pasi puna për të rikuperuar trupat e bllokuar në gërmadha kishte përfunduar. Shkuam në një restorant (Resto bar Hemingway-Durazzo) para se të hipnim në anije, hëngrëm darkën, u përshëndetëm me dashuri, por në fund të mbrëmjes pronari na pagoi darkën për të na falënderuar për punën tonë. Fillimisht ne nuk e pranuam këtë dhuratë, por duke marrë parasysh këmbënguljen e pronarit, të gjithë kolegët menduam të bënim një gjest bamirës për disa të varfër të njohur të tij, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme. Kështu ndodhi, dhe pasi e bindëm pronarin të pranonte kërkesën tonë, të gjithë u përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuam për atë moment. Ndërkohë, qeveria shqiptare, përmes ministrit të saj, na nderoi dhe na falënderoi me këto certifikata të njohjes “ad personam”, shkruan ai.