Maqedonia e Veriut është në nivelin më të ulët të mundshëm të arsimit, duke qëndruar afër vendeve me arsimim të dobët. Këtë e tregojnë rezultatet nga testi “PISA”, i cili është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm të arsimit. Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 67 nga 79 vendet që janë vlerësuar. Nga vendet e rajonit, Kosova qëndron më se keqi duke u radhitur në vendin e 75, po ashtu shumë poshtë gjendet edhe Shqipëria në vendin e 61 , sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Sipas rezultateve, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore. Në vendin e parë është renditur Kina, në vendin e dytë Singapori ndërsa në vendet e katërta janë Makao dhe Hong Kong. Nga vendet evropiane, Estonia është në vendin e pestë. Nga vendet e Ballkanit, Sllovenia është në vendin e 21, Kroacia në vendin 29, Serbia 45, Mali i Zi 52 dhe Bosnjë – Hercegovina në vendin e 62. Para katër viteve, Maqedonia e Veriut ishte radhitur në vendin e 72. (INA)