Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qëndrore të partisë e cila do të mbahet sot, e hënë 2 dhjetor 2019, me fillim në ora 15:00 në selinë e BDI në Tetovë, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Në këtë mbledhje siç bëhet e ditur do të diskutohet rreth Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dokumentet programore si dhe ndryshimet në Statutin partiak.(INA)