Mevludin Imeri – Gazetar

A mund të na tregosh se si keni kaluar në aksion në Durrës ose në Thuman?

“T’ju them të drejtën ne kur kemi arritur atje dhe pas asaj, tre ditë me rradhë dmth ne nuk kemi pasur ndjenjë për kohën, nuk kemi pasur ndjenjë për motin se si është, nuk kemi pasur ndjenjë për lodhjen. Kemi dhënë maksimumin. Ministrja e mbrojtjes na tha që të tërhiqemi ne nuk e denim se sa është ora, kur shkuam të pushojmë e pamë se sa jemi të lodhur dhe sa kohë kishte kaluar. Kemi qenë të gjithë të koncentruar, me ekipin Italian, të Shqipërisë po edhe të Kosovës. Në secilin second prisnim një lajmë ose do të tregon diçka, kamera ose droni, të tregoj ndonjë shenjë jete”, tha Nuredin Mustafa nga njësiti i kërkim shpëtimit.

Gazetari – Pasi the që keni qenë të paisur me dron termik dhe kamer termike, a keni arritur me forcat e Kosovës dhe të italisë së bashku të bashkuar sa trupa keni arritur të nxjerrni

“Ata ishin të paisur me mjete dhe paisje specifike, që janë karakteristike për këto fatkeqësi. Në qoftë se ata arrinin deri në një nivel kërkimi, ne si forca të Maqedonisë me anë të dronit dhe kamerës, vijnim në një sit ë them afërsi të objektit dhe e skenonim objektin, mandej ata vazhdonin të gryenin dhe të hulutmojnë, prap vinin në një pozitë ku duheshte edhe nnjëherë kamera. Ne vazhdimisht kemi shkuar pas tyre. Deri sat ë mund të skenon kamera dhe droni, mirëpo këto mjete ne që i posedojmë, mund ta identifikojnë një trup që tregon jetë deri në temperature të caktuar dhmth temperature trupore të cakuar. Kështu që këtu bëhej fjalë për 12 apo 13 orë pas tërmetit kështu që edhe nëse eventualisht i shifnim viktimat nuk mund të identifikoheshin mirë pasi temperature është vetëm më më e ulët se sa duhet”, deklaroi Mustafa.

Gazetari- Sa janë të përgatitura forcat tona, a rrezikohet vendi nga një tërmet I shkallës së tillë

“Besoj që jemi deri diku. E gjitha varet nga intenzitetit apo prej pjesëve të rënuara, mos dhashtë zoti, por sigurisht që këto ngjarje duhet të jenë një motiv apo një shtyerje ne të jemi të përgatitur për kësi lloj rastesh. Psh. Në trajnimin e zjarrfikësve njësive të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëti, qendrës për menaxhim me kriza për kësi lloj ngjarjesh, me blerjen apo furnizimin me paisje specifike që janë për kësi lloj rastesh. Ndoshta jemi deri diku të përgatitur mirëpo sigurisht duhet edhe më tepër sepse teknologjia shkon përpara dhe ka mjete shumë e shumë të sofistikuara që gjenden dhe duhet ti kemi ne si shtet”, përfundoi Mustafa. TV21