Gjiganti tregtar zviceran, Coop ka donuar njëqindmijë franga zvicerane për të ndihmuar për pasojat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Shuma e donuar shkon për REDOG, një organizatë shpëtimi e Kryqit të Kuq zviceran (SRC), e cila në vendngjarje është në kërkim të personave të ngujuar, informon Shtegu.com.
Të martën në mëngjes, bregdeti perëndimor i Shqipërisë u trondit nga një tërmet i fortë. Shpëtuesit në tokë vazhdojnë të rikuperojnë viktimat e ngujuara nga rrënojat. Me një donacion prej 100,000 franga, Coop po financon ekipin e qenve të shpëtimit të REDOG, i cili është i mobilizuar në ndihmë. Qentë e trajnuar të kërkimit janë mënyra e vetme për të gjetur të mbijetuarit shpejt dhe me saktësi.
Partneriteti strategjik
Coop dhe SRC kanë një bashkëpunim të gjatë shumëvjeçar dhe janë partnerë strategjikë. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Coop mbështet ndihmën urgjente në Shqipëri.