Lidhur me situatën e krijuar në Republikën e Shqipërisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) organizoi takim urgjent me një grup të bizneseve-kompanive anëtare, me qëllim që të solidarizohemi me dhimbjen që janë duke përjetuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe u mor vendimi që në këto çaste të vështira të ndihmohen familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Duke e ditur gadishmërinë e bizneseve për solidaritet, siç është dëshmuar edhe vitet e kaluara, OEMVP bën apel deri tek të gjithë përfaqësuesit e bizneseve në vendin tonë, që të ofrojnë ndihmën për familjarët e viktimave si dhe personave të lënduar.

Ndihma mund të realizohet në dy forma, edhe atë:

1. Mund të dononi mjete financiare në xhirollogarinë e Fondacionit Albiz: 270066838600182, IBAN MK07270722000029853 SËIFT CODE – EXPCMK22, me qëllim pagese: Donacion për viktimat nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

2. Mund të dononi gjëra tjera materiale.

Të gjitha gjërat materiale domosdosmërisht të kenë të bashkangjitur faturë/fletëdërgesë saktë se çfarë gjëra dërgohen.
Ju lutemi nuk rekomandohet të dërgohet ujë, pasi që do të zihet kapacitet për ndonjë produkt tjetër të nevojshëm.
Pbër dërgimin e gjërave materiale, janë vendosur tre pika grumbulluese: një në Shkup – tek kompania Tempo Profili 99 në Vizbeg, në Tetovë – tek magazinet e kompanisë Moding dhe Dauti Komerc, në Strugë – tek hapësirat e kompanisë Dauti Komerc.
Bashkëngjitur gjeni listën e artikujve të cilat janë të nevojshme të dërgohen për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Për informata më të hollësishme kontaktoni Fondacionin Albiz. Numri për kontakt: +389 2 2057 632.

Si zakonisht, edhe «Dauti Komerc» i bashkohet aksionit humanitar

Në ndërkohë, njëri ndër koordinatorët e organizimit të ndihmave, Xhemail Dauti, enkas për Shtegu.com ka konfirmuar se tashmë janë nisur katër maune me artikuj të ndryshëm për në rajonet e prekura nga tërmeti, ndërsa në pritje janë edhe rreth dhjetë maune mallrash dedikuar banorëve të prekur nga tërmeti., të organizuara nga anëtarët e OEMVP.