Në zonën e kantierit në stacionin e trenave në Zëingen të Zvicrës, gjatë nëatës së diel ka ndodhur një aksident i rëndë në punë. Një punëtor u godit nga treni Intercity, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga burime të ndryshme mësohet se bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Martin D., 29-vjeçar nga rrethina e Gjakovës., njofton Shtegu.com Treni po vinte nga Delemonti, kur ai e goditi punëtorin në zonën e kantierit. Shkaqet e aksidentit mbeten edhe më tej të paqarta, ndërsa prokuroria përkatëse ka filluar hetimet.

Hekurudha zvicerane SBB gjithashtu e ka konfirmuar aksidentin, duke theksuar se viktima nuk është punëtor i SBB.