Një kujdestare e fëmijëve nga Shkupi ka përfunduar në stacion policor pasi që është kapur nga kamerat e sigurisë duke ushtruar dhunë ndaj një fëmiu 2 vjeçar.

Kujdestarja nga Shkupi ushtron dhunë ndaj një djali dy vjeçar, përfundon në stacion policor

https://www.almakos.com/kujdestarja-nga-shkupi-ushtron-dhune-ndaj-nje-djali-dy-vjecar-perfundon-ne-stacion-policor/

Публикувахте от Almakos.com в Петък, 22 ноември 2019 г.

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor Aerodrom në Shkup, dje në orën 15:57 minuta e kanë privuar nga liria Zh.P. (59) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.A. pronar i objektit hotelierik në Shkup.

Ai ka denoncuar se në këndin e lojërave për fëmijë në objektin hotelierik, e denoncuara, fizikisht e kishte sulmuar fëmijën minoren.

Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ajo ishte e angazhuar të punojë si kujdestare tek D.D. (43) nga Shkupi dhe fizikisht e ka sulmuar djalin e saj dyvjeçar.

Ngjarja ka ndodhur tek pjesa e lojërave tek kafieteria ‘Deja vu’, ndërsa videot e siguruara nga kjo kafiteri tregojnë se si ajo në mënyrë brutale sillet ia mshelë gojën foshnjës që të mos qajë dhe më pastaj me shuplaka e godet.

Nga MPB thuhet se bëhet fjalë për kujdestare e angazhuar që të ruajë fëmijë dhe ajo është arrestuar nga prokurori për procedurë të mëtutjeshëm.

Nga MPB Njoftojnë se është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.