lajme-regusjat_gazi_babe_almakos_383741760

Fatkeqësia  që mori jetën e 14 emigrantëve në rrugën hekurudhore në Veles nuk është hera parë, por këto raste ku kanë humbur jetën emigrantë nëpër hekurudha të Maqedonisë kanë ndodhur edhe më herët.

Shumë qytetarë të vendeve të prekura nga konfliktet kërkojnë shpëtim në rrugët drejt vendeve të Evropës. Shumë emigrantë nga këto vende, veçanërisht Siria dhe Afganistani përpiqen që nëpër rrugën hekurudhore të Maqedonisë të arrijnë në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. Mirëpo, deri më sot një numër i madh i emigrantëve të cilët përpiqen të kalojnë nga Greqia në Maqedoni dhe zakonisht dalin në Serbi humbin jetën në këtë rrugë, ku goditen nga treni që udhëton nga Selaniku për në Beograd. Vetëm në rastin e fundit në të njëjtën rrugë humbën jetën 14 emigrantë.

Anadolu Agency (AA) ka arritur të kontaktojë me përfaqësuesen e Shoqatës për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave kulturore dhe trashëgimore “LEGIS”, Mersiha Smailkoviç, e cila thotë se fatkeqësia e mbrëmshme që mori jetën e 14 emigrantëve në rrugën hekurudhore në Veles nuk është hera parë, por këto raste ku kanë humbur jetën emigrantë nëpër hekurudha të Maqedonisë kanë ndodhur edhe më herët.

“U përsërit i njëjti rast, ku humbin jetën emigrantët nëpër rrugët hekurudhore të Maqedonisë. Në Maqedoni gjendje alarmante nuk është vetëm në rrugët hekurudhore, por e njëjta vlen edhe nëpër kampet e refugjatëve ku emigrantët trajtohen sikurse kanë kryer ndonjë krim”, tha Smailoviç, dhe shtoi se kjo është qesharake, pasi që emigrantët në kampe trajtohen si të burgosur dhe shumë të drejta i kanë të ndaluara dhe të kufizuara.

Ajo shtoi se ka vizituar kampin e refugjatëve në Gazi Babë të Shkupit dhe atë që ka vërejtur ajo tek gratë emigrante, brenda në kamp nuk kanë kushte të mjaftueshme, përfshirë vendin, shtretërit,  por edhe ambulancën e cila punon në kuadër të Kryqit të Kuq.

Siç tha Smailkoviç, ky kamp është vetëm një burg, ndërsa në një kamp tjetër që ndodhet poashtu në Shkup, ajo thotë se emigrantët në atë kamp trajtohen si azil dhe kanë të drejtë të shëtisin lirisht. Për shkak të gjitha këtyre kushteve për të mbijetuar në Gazi Babë dhe vuajtjeve në rrugëtimin Shkup-Veles, pa asnjë mbrojtje, ndërsa disa prej tyre nuk guxojnë të kërkojnë azil në Maqedoni, ku vetëm 20 aplikacione për azil janë miratuar në vitin 2014.

“Kemi apeluar në Qeveri që statusi i emigrantëve të kaloj në statusin e refugjatëve, të cilët do të mund të përdorin lirisht transportin publik të Maqedonisë, që të mos kalojnë nëpër rrugët hekurudhore të vendit dhe të shmangen këto lloje të tragjedisë”, shprehet Smailkoviç. (Almakos)