Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sot vendosi që kongresi i 4-të i partisë të mbahet më 21 dhjetor në Shkup. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se kongresi paraqet kulminacion të procesit të brendshëm zgjedhor në parti përmes degëve.

“Vetë ishit dëshmitar të një procesi jashtëzakonisht demokratik të brendshëm me çka BDI-ja me të vërtetë vendos standard të konkurrencës demokratike të brendshme dhe seleksionimit. E gjithë kjo duhet të kulmojë në Kongres me ç’rast do të zgjedhet këshilli zgjedhor, kryetari i partisë, por gjithashtu do të vërtetohet edhe misioni i BDI-së për periudhën e ardhshme, pesë rezolutat që do të miratohet si dhe ndryshimet statutore dhe programi i ri”, tha Osmani.