Futbollistët e Kosovës e kanë përjetuar mjaft rëndë humbjen e mbrëmshme nga Çekia në Plzen, 2 me 1.

Megjithatë, ata nuk janë vetëm. Këtë e ka treguar edhe një tifoz i vogël, i cili ishte përkujdesur që t’i inkurajojë futbollistët duke u thënë se duhet ta mbajnë kokën lart, transmeton Koha.net

“Kokën lart. Kemi për çka të mburremi, krenar me ty Mërgim. Ëndrra vazhdon”, ka shkruar ai në një pankartë, në të cilën i kishte bashkuar edhe foton e mbrojtësit Mërgim Vojvoda.

Ishte pikërisht Vojvoda ai që e ka shpërndarë këtë foto në Instagram, derisa ka shkruar se, “janë këta njerëz që besojnë në ne që më lumturojnë dhe na lejojnë të ëndërrojmë”.

Image