Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë Hajko Mas shfaqën ankesë për vendimin e Këshillit Evropian të shkaktuar nga qëndrimi francez dhe u pajtuan se të dyja vendet do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që të sillet vendim pozitiv në kornizë të shpejtë kohore, që të mundësojë që vendi shumë shpejtë të vazhdojë përpara në rrugën e tyre evropiane.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin, në të cilin mori pjesë edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, ishte theksuar bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes të dyja vendeve, që është me rëndësi të veçantë në pjesën e mbështetjes së RF të Gjermanisë në anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut arriti progres të madh në dy e gjysmë vitet e fundit, si rezultat i punës së përkushtuar të institucioneve dhe qytetarëve, por gjithsesi edhe me mbështetje të madhe dhe ndihmë nga Gjermania.
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se tani nevojiten hapa të vërtetë nga ana e BE-së që vendi të vazhdojë edhe më shpejtë në rrugën evropiane që të dekurajohen qendrat të cilat shpresojnë në nacionalizëm dhe radikalizëm.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zaev theksoi se vendi është fuqishëm i përkushtuar në Procesin e Berlinit, dhe se iniciativa rrjedhëse mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është komplementare me qëllimet dhe aktivitetet në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Me rëndësi të veçantë të Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrja e madhe e RF të Gjermanisë në ekonominë e RMV-së, përmes programeve për investime të huaja direkte me çka janë hapur shumë vende pune. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes të dyja vendeve arriti afër 4 miliardë euro, ndërsa në vend punojnë 200 kompani me kapital gjerman. Me rëndësi thelbësore është edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me odën ekonomike gjermane në vendin tonë, dhe mbështetja e saj në programet për arsim profesional”, tha kryeministri Zaev në takim.