Olajide “KSI” Olatunji u ngjit në skenë duke mbajtur një qen të cilin e quan King Kong. Logan Paul ngjitet pak kohë më pas dhe hedh një pako të prezervativëve te këmbët e KSI-së. Emri i qenit të KSI-së është referuar sipas qenit të Paulit, Kong, i cili ishte ngrënë nga një ujk.

Vëllai i Paul Loganit, Jake, është po ashtu në skenë duke pirë një filxhan çaj.

Në periudhën para meçeve në boks, fjalosjet e zënkat mes luftëtarëve janë të zakonshme. Por KSI dhe Paul dërguan këtë luftë të fjalëve në një nivel tjetër, shkruan Koha Ditore.

Derisa të dy do të përballen në një meç boksi, karrierat e tyre kanë nisur në “YouTube”. KSI, britaniku 26-vjeçar, është një gamer, bloger dhe reper.

Paul 24-vjeçar është një bloger amerikan, që në vitin 2017 ngarkoi një video duke shfaqur një trup të vdekur në të ashtuquajturin “pylli i vetëvrasjeve” në Japoni. Në vitin 2015, YouTubet iu kërkua nga grupet e femrave që të heqin videot e KSI-së për keqtrajtim të viktimave të dhunës seksuale dhe për shpërndarje të pikëpamjeve mizogjene.

Fyerjet e shkëmbyera mes dy taborëve gjatë konferencave për media shpejt arritën deri te abuzimet fëmijërore dhe kanë rezultuar që tifozët tradicionalë të boksit të mos i japin ndonjë legjitimitet përballjes mes tyre në boks. /Koha Ditore/