Michael Grey është një i lindur në Detroit. Tashmë 67 vjeç, ai kalon ditët e tij të javës duke punuar si një makinist në Bowling Green, Ohio, dhe fundjavat e tij në shtëpinë e tij në Detroit me gruan e tij, Cynthia.
Por ajo për të cilat i ka kushtuar një shkrim Business Insider, është historia e shtëpisë së tyre me katër dhoma gjumi, e cila daton në nëntor të vitit 2009, kur Grey e bleu atë nga nipi i tij, i cili është një ndërmjetës i pasurive të patundshme, për vetëm 1.500 dollarë, transmeton “Shqip”.
Para blerjes së shtëpisë, Grey po jetonte në bodrumin e mbesës së tij.Ai i tha Business Insider se ishte pa shtëpi dhe se pavarësisht se kishte një diplomë kolegji, ai nuk ishte në gjendje të gjente punë në Detroit.
Gray i tha se pasi u godit nga një makinë në vitin 2008, ai përdori disa para të dëmshpërblimit për të blerë pronën. Ai u zhvendos në ditën kur e bleu atë me asgjë, përveç një dyshek ajri për të fjetur.
Në atë kohë, shtëpia ishte në gjendje të keqe. Sipas Greit, ajo ishte e mbuluar nga merimangat dhe minjtë – madje as tualeti nuk funksiononte. Por tani, gati një dekadë më vonë, shtëpia është e ndryshuar tërësisht.