Kryeministri Zoran Zaev mbështet edhe më tej idenë për një njësi zgjedhore. Ai dëshiron që modeli zgjedhor të ndryshohet me koncenzus të të gjitha partive politike, por edhe nëse kjo nuk arrihet dhe propozimi shkon në Kuvend, ai zotohet se deputetët e LSDM-së do të votojnë për një njësi zgjedhore. Zaev beson se për këtë ndryshim do të sigurohet edhe shumica e Badenterit duke shpresuar në votat e partive më të vogla shqiptare dhe në votate bashkësive më të vogla etnike.

Zoran Zaev
“Nëse vjen deri te votimi në Kuvend unë shpresoj se ajo do të jetë koncensuale. Por edhe nëse s’është koncensuale në çfarë do mënyre tjetër, socialdemokratët do të votojnë për ndryshim të këtillë të modelit zgjedhor. Komisioni Shtetëror Zgjedhor është I gatshëm, institucionet janë të gatshme, procedura është e thjeshtë. Mendoj se ka badenter, unë nuk jam iniciator, madje edhe tani kur them mendoj se ka nuk jam aq I sigurt. Partia më e madhe prejbashkësive në numër më të vogël është BDI, por mendoj se ka 23 deputet shqiptar, ndërsa BDI ka 10 deputet. Ku janë deputetët e tjerë. Nëse pajtohen edhe bashkësitë e tjera më të vogla, më të mëdha do të shohim gjatë votimit”
Iniciativën për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore e ndërmorën fillimisht 12 deputet, të cilëve më pas ju bashkangjitën edhe tre deputet të tjerë. Këtë ide e ka mbështetur edhe presidenti Stevo Pendarovski por kundër kanë dal VMRO-DPMNE, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Partia më e madhë opozitare maqedonase propozon modelit mazhoritar me 120 njësi zgjedhore, ndërsa BDI mbështet tre  njësi ose 6 njësitë aktuale. Aleanca për Shqiptarët kërkon që vendi të ndahet në tetë njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Deputetët që inicuan ndryshimin e modelit zgjedhor kërkojnë edhe lista të hapura, por kryeministri Zaev thotë se listat e hapura mund të zbatohen fillimisht në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe se vendi nuk është i përgaditur për në zgjedhjet e 12 prillit.

/Shenja