Hetuesit policorë kanë konfiskuar në Bad Feilnbach të Gjermnaisë, kokainë me vlerë prej gjysmë milion eurosh.

Një shtetas verimaqedonas 48-vjeçar, në veturën e tij kishte fshehur 8.8 kg drogë, ka komunikuar të martën policia gjermane, informon Shtegu.com.

Për shkak të sasisë së konsiderueshme të kokainës, për momentin perosni i dyshuar është paraburgosur.
Ai u ndalua në A8 në lokacionin Raubling (rrethina Rosenheim) dhe u kontrollua. Shtetasi nga Maedonia e Veriut ishte duke shkuar për në vendlindje.

48-vjeçari u mbajt në paraburgim. Ai akuzohet se ka importuar drogë në sasi të konsiderueshme për qëllime tregtare në Gjermani.

Informata të mëtejshme në lidhje me të dyshuarin, policia nuk mund të zbulonte për shkak të hetimeve në vazhdim.