Në rajonin japonez Gion, i njohur për rrugët luksoze, shtëpitë tradicionale dhe geishat, është e ndaluar të fotografosh pa leje.

Personat që do të shkelin rregullat e reja do të ndëshkohen.

“Rregullat e reja që përfshijnë ndalesë për fotografimin e rrugëve private si dhe fotografimin me geishat dhe ndihmëset e tyre, hynë në fuqi nga 25 tetori”, njoftojnë mediet japoneze.

Autoritetet do të përdorin edhe video-mbikëqyrje, ndërsa dënimi do të jetë rreth 80 euro./atsh