30.10.2019

Shkelzen Halimi

Regjimi komunist kishte monopol edhe mbi të vërtetën. Mbase edhe gënjeshtrat e këtij regjimi duhej të trajtoheshin si të vërteta të qëndrueshme dhe absolute. Nga ana tjetër, veprat e socializmit, përkatësisht të regjimit komunist, duhej të ishin të mëdha, gjigante, me qëllim që ata që përkuleshin (populli) të ndjenin jo kënaqësi, por frikë shpirtërore. Qëllimi kryesor për të mos thënë absolut i regjimeve komuniste, përfshi edhe regjimin e komunistëve shqiptarë, ishte kontrollimi i lirisë, sidomos kontrollimi i lirisë mendore, nga e cila tmerrësisht frikësoheshin. Ata që menduan ndryshe, e pësuan tragjikisht, kurse ata që menduan sipas terkut të regjimit, arritën të mbijetojnë, por turpshëm.
Dhe në fund: cili është dallimi midis regjimit komunist shqiptar dhe demokracisë postkomuniste shqiptare! Ose (sipas Habermasit) a ndihet akoma shpresa e humbur e ringjalljes si një zbrazëtie e madhe!?

(Karikatura: Agim Sulaj)

Image may contain: shoes