Është zhdukur një shqiptare me emrin Sanije: Për ditë të tëra nuk ka asnjë gjurmë nga Sania 14-vjeçare. Në ndërkohë, është gjetur vetëm celulari i saj në stacionin Giessen të Gjermanisë.

Që nga e shtuna, 14-vjeçarja shqiptare është zhdukur. Tani, për këtë rast policia në Mittelhessen i është drejtuar opinionit.

Sania u largua nga shtëpia rreth orës 10.00 të së shtunës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Telefoni i saj celular u gjet në orën 16.00 pranë stacionit të trenit në Giessen. Por, që nga fundjava, nuk ka më kontakte nga vajza.

Të gjitha aktivitetet e kërkimit që më parë ishin kryer nga të afërmit dhe hetimi i policies, mbetën të pasuksesshme.

Vajza nga Kosova është e gjatë rreth 1.60 metra dhe peshon 60 kilogramë. Ajo ka flokë të gjatë, kaçurrel, të errët dhe sy ngjyrë kafe. Sania kishte veshur këpucë të zeza Nike, xhinse blu-gri dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.

Policia në Mittelhessen parashtron pyetjen: Kush e ka parë vajzën që nga e shtuna? Kush mund të sigurojë informata për vendndodhjen e saj? Luteni që të kontaktoni policinë në Marburg, Tel 06421/406-0 ose ndonjë stacion tjetër policie.