San Francisko, 28 tetor – Guvernatori i Kalifornisë Gevin Njusom shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan sepse zjarret dhe kushtet ekstreme kohore detyruan pothuajse 200.000 njerëz t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Ai dje tha se po shfrytëzohet “çdo resurs i qasshëm” në luftën kundër zjarreve, përfshirë edhe stihitë e mëdha të zjarrit në rajonet e Kalifornisë Veriore, të cilat janë përfshirë nga erërat e fuqishme.

Për shkak tymit nga zjarri në gjirin afër San Francisko për një kohë të shkurtër u ndërpre edhe komunikacioni.