25.10.2019

Ndizet makina diplomatike ndërkombëtare. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko, foli çka dëshirojnë ta dëgjojnë qarqet serbe dhe dërgoi porosinë se pa Moskën pjesëmarrëse në procesin e dialogut për Kosovë ‘nuk sheh mundësi për negociata efikase’. Shtoi se vetëm nëse ka interesim të Beogradit për këtë dhe thirrje e përshtatshme nga ta mund të përfshihen nënegociata. Kështu ju përgjigj pyetjes së gazetës serbe Novosti se si do të mund të ndryshohej formati i dialogut ashtu që të përfshihen, përveç BE’së, të kyçen drejtpërdrejt përfaqësuesit e Rusisë, SHBA’së dhe fuqive tjera të mëdha.

Kharchenko shtoi se ‘tani për tani nuk shohim parakushte dhe kushte të nevojshme për negociata efikase”.