Në këtë moment plotësisht është e parëndësishme kush do ta drejtojë Qeverinë teknike, por është me rëndësi çfarë do të ndodhë deri më 31 dhjetor lidhur me përmirësimin e jetës së qytetarëve, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “Dellçevë – Lisiçkovë”.

Ai theksoi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria do të vazhdojnë me aktivitetet, që do të thonë reformim të sistemit, të cilat do të thonë ndërtim të sistemit, përmirësimit të kushteve për jetën e qytetarëve.

“Absolutisht të gjithë ne jemi drejtuar drejt atij momenti. Për ne është me rëndësi, çfarë do të bëjmë deri më 31 dhjetor, deri te formimi i asaj Qeveri teknike, sa projekte do të realizojmë, sa qytetarët do të ndjejnë se kanë përmirësim në mënyrën e jetesës dhe në mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre”. theksoi Spasovski.

Në këtë moment, nuk është në interes të madh për qytetarët kush do ta drejtojë Qeverinë teknike që tani, siç shtoi Spasovski, të bisedohet në këtë temë. Shtoi se për formimin e Qeverisë teknike, ekzistojnë afate, pas çfarë do të merren vendime dhe do të zgjidhen personalitet të cilët do ta drejtojnë atë Qeveri.

Ministri Spasovski së bashku me kolegun e tij bullgar Mlladen Marimov sot në vendkalimin kufitar “Dellçevë – Lisiçkovë” mori pjesë në ndarjen e materialit edukativ “Qëndro i pastër dhe thuaj jo korrupsionit” si aktivitet parandalues për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për denoncim të korrupsionit.

Spasovski dhe Marinovi në këtë rast kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe gatishmëria për zhvillim të mëtejshëm dhe përparim të bashkëpunimit.