25.10.2019
Në kuadër të operacionit OP HABITAT RINIA, Garda Civile Spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe Europol, arrestoi 5 persona për dyshimin e përfshirjes në një akcion vjedhjesh që synonin shtëpitë e futbollistëve me profile të larta në Spanjë.
Grupi, i cili përbëhet nga 4 shtetas shqiptarë dhe një Spanjoll, u arrestuan si rezultat i një serie bastisjesh të koordinuara në Madrid dhe qytetin e afërt të Toledo më 16 tetor 2019.
Gjatë muajve të fundit, disa lojtarë të Atletico dhe Real Madrid kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara deri sa ishin duke luajtur ndeshjet e tyre përkatëse. Besohet se grupi kriminal monitoroi aktivitetet e lojtarëve përmes llogarive të tyre në mediat sociale për të ditur kur do të godiste. Në disa raste, brenda shtëpive kishte anëtarë të familjes kur sulmonte grupi kriminal.
Autoritetet spanjolle sekuestruan stoli, makina luksoze dhe mijëra euro në para të gatshme për të cilat besohet se u takojnë lojtarëve dhe familjeve të tyre. Poashtu një numër i artikujve me vlerë sentimentale u gjetën, duke përfshirë një medalje të Champions League që ishte vjedhur nga shtëpia e mesfushorit të Atletico Madrid.
Nje video qe tregon vjedhjet e vilave te futbollisteve te Realit nga banda shqiptare!Ndiqeni! sb
Публикувахте от Sali Berisha в Сряда, 23 октомври 2019 г.
Europol mbështeti këtë operacion duke siguruar shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë dhe duke lidhur hetuesit me njëri-tjetrin në kuadër të takimeve operative në selinë e tij./Europol’s website