Në shfaqjen shou të Televizionit gjerman RTL “Das Supertalent” shkaktohen shpesh skena emocionale. Një kandidat i ka sjell lot jurisë Sarah Lombardi. Arsyeja është historia personale.

“Unë gjithmonë bëja atë që doja, dua të tregoj se mund të bësh gjithçka pavarësisht nga hendikapi juaj, gjithçka është çështje vullneti, thjesht duhet të investoni shumë punë dhe energji në të”, thotë 17-vjeçari Josafat Raman në “Das Supertalent”. Për shkak të një defekti gjenetik, djaloshi lindi pa pjesët e përparme të këmbëve dhe duarve. Por, kjo nuk e ndaloi atë nga pasioni i tij i madh, për të luajtur piano.

“Super talenti”: Sarah Lombardi qau me lot rrëke

Përkundër mungesës së duarve, ai filloi të luaj katër vite më parë : “Pashë një video në Youtube dhe mendova: Edhe unë do të jem në gjendje ta bëj të njëjtën gjë”, shpjegon studenti i lindur në Maqedoninë e Veriut. Për jurinë e “Supertalent” ai interpretoi muzikën e filmit “Requiem for a dream”. “Unë nuk e kisha menduar se një gjë e tillë është e mundur me duar të tilla”, thotë Dieter Bohlen, informon Shtegu.com. Performanca emocionale e Ramanit është veçanërisht tërheqëse për anëtaren e jurisë Sarah Lombardi. Arsyeja për këtë është edhe historia e saj personale. Djali i Lombardit, Alessio lindi me një defekt në zemër, katër vite më parë.

Vetëm disa muaj më parë, babai i fëmiëjs dhe ish-i Sarah Lombardit, këngëtari Pietro Lombardi, tregoi historinë se sa dramatike ishte lindja e djalit të tij. “Alessio lindi pa jetë”, tha ai në “The Pietro Lombardi Story”. “Askush nuk e dinte se çfarë ndodhi, unë isha me të në këtë dhomë të ringjalljes dhe nuk dija se çfarë po ndodhte, ishte një fëmijë tjetër i vogël, plotësisht blu, pesë ose gjashtë mjekë e ringjallën, unë e pyeta: ,Çfarë po bëni me fëmijën tim? ‘ Unë isha në ekstazë”, përshkruante ai në atë kohë.

Sarah Lombardi gjithashtu komentoi dramën. Ajo e quajti ditën e lindjes së Alessio “ditën më të bukur dhe në të njëjtën kohë më të rëndë” në jetën e saj.

Pra, aspak çudi atëherë 27-vjeçarja u mahnit nga vullneti dhe pasioni i Josafat Raman në “Supertalent”.