20.10.2019

Refugjatë. Refugjatë të rritur në pjesë të ndryshme të Evropës, por të mbledhur nën një flamur. Flamurin e tyre. Në shtëpinë e tyre. Shtëpinë që madje kurrë se panë. E njohin nga tregimet – tregimet e përgjakshme dhe të tmerrshme të luftës. Refugjatë lufte që janë në rrugë për në Evropian. Dhe tani ata shkruajnë njëfarë tregimi të tyre. Në po atë vend ku para rreth tridhjetë vjetësh derdhej gjak pa mëshirë, ndërsa tani po lind një shpresë e re e futbollit. Janë hiti i kualifikimeve. I quajnë Brazili i Ballkanit. E ata s’i frikësohen askujt, ata janë – Kosova. Kështu e nis shkrimin gazeta e njohur kroate, “Jutarnji List”, për kombëtaren e Kosovës në futboll.Tutje kjo gazetë shkruan se 17 nga lojtarët e saj janë të lindur në Zvicër, Gjermani, Suedi e Norvegji. Që do të thotë se 17 nga 25 lojtarët e kombëtares së Kosovës janë të lindur në kultura krejtësisht të ndryshme, të rritur në kushte krejtësisht tjera dhe kanë bërë jetë të një fëmije të zakonshëm evropian.

Tregon më tej se si meritat për pranimin e FFK’së në organizatat ndërkombëtare të futbollit i bartë legjenda Fadil Vokrri, pos Eroll Salihut, Kujtim Shalës, Ardijan Koznikut e Shefki Kuqit.