Pamjet e një shkolle në SHBA tregojnë se si mësuesi i fizkulturës, trajner i ekipit të futbollit, del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht. Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Në pjesën tjetër të videos shihen nxënësit se si dalin të tmerruar nga klasat, si dhe 19-vjeçari që fut armën fshehurazi në shkollë.

Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik. Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove.

Në historinë e një vendi si SHBA-të, ku mosha e brishtë e adoleshentëve nuk e ka të vështirë të gjejë armë të fuqishme, vrasjet në masë nëpër shkolla nuk janë diçka e rrallë, fatkeqësisht.