Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Makron dhe disa lider të tjerë për momentin janë ulur bashkë dhe po bëjnë gati strategjinë për zgjerim, kështu bëjnë të ditur burime diplomatike nga Bashkimi Europian e që japin shpresë se megjithatë datë për vendin tonë mund të ketë ditën e premte.

Pas tensionit të lartë në debat mes liderëve europian për dhënien e datës për negociata, presidenti i KE-së Tusk ka kërkuar pauzë për të shpresuar se do të ketë tejkalim të ndasive që ka Franca.

Megjithatë, para fillimit të debatit, presidenti Makron pas arritjes i është drejtuar mediave dhe në këtë rast nuk ka shprehur asgjë për zgjerimin.

E me këtë duket se do të tejkalohen të gjitha ndasitë që kanë liderët europian dhe se Maqedonia e Veriut por edhe Shqipëria mund të marrin datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.