Dy serbë janë prangosur sot në mëngjes nga njësitet speciale ROSU në veri të Kosovës. Ata u kapën me urdhër të Gjykatës Speciale në Prishtinë. Njëri prej tyre është polici hetimor në veriun e Kosovës, Rade Basara, që kishte udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Kosovë. Basara dyshohet se kishte fshehur dëshmitë. Është ndaluar edhe Vasilija Bojiç, ndërsa njësitet speciale nuk kanë arritur që të prangosin, Zhejko Bojiçin, shefin operativ të policisë së Kosovës në veri.Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm. Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.(INA)