Megjithëse ia mbajti anën bashkatdhetarit të vet Messit, Menotti e lavdëroi superyllin portugez Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
“Messi është gjithmonë njëshi për mua, por Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm”, tha Menotti për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk më pëlqen t’i bëj këto krahasime, megjithatë. Sepse ato nuk i bëjnë mirë futbollit”, shtoi ai.
“Ne duhet t’i shijojmë të dytë. Kaq. Ata janë të ndryshëm, të veçantë. Ronaldo është i paparë në zonë, derisa Messi më i kompletuar në pjesët e tjera të fushës”, theksoi ai. /Gazeta Express/