16.10.2019

Shkelzen Halimi

Po që se nuk ndërtojmë alternativa të qëndrueshme, po që se nuk e duam veten, po që se e varrosim kodin tonë të identitetit, atëherë jo vetëm që do të kemi një shoqëri të injorantëve, të gllabëruesve, të mohuesve, të atyre që lidhin pakt me djallin, por gjasat do të jenë reale që nesër të na profilizohet krijesa e quajtur zomb. Paramendoni zombin shqiptar në politikë, zombin në arsim, zombin në kulturë, zombin aty…zombin këtu…zombin, një krijesë pa identitet dhe pa reflekse, që shumohet shpejtë dhe që ushqehet me verbërinë e atyre që ua hapin shtegun e depërtimit të qetë gjithandej ku shqiptarët janë të dëgjueshëm dhe u nënshtrohen urdhrave të atyre që s’kanë shpirt, që s’ngopen me asgjë dhe që nuk mungon asgjë, pos vetja…