15.10.2019

Shkelzen Halimi

Në fillim na ishte inati, pastaj ideja. Pas idesë na vinte nxehja, pas nxehjes hyxhymi, e pas hyxhymit ftohja, e pas ftohjes dëshpërimi. Jo një herë kemi thënë se në hapësirën ndërmjet Strugës dhe Kumanovës, është e pamundur që dikujt t’i shesim “dushk për gogla”, sepse poshtë – lartë, njohim njëri tjetrin. Është bërë e padurueshme përpjekja e disa individëve, të cilët vazhdimisht presin të lëshohet ndonjë “mjegull” mbi hapësirën shqiptare dhe të marrin rolin herë të viktimës e herë të shpëtimtarit, duke e mashtruar sidomos veten se nuk do të mund të lexohen nga të tjerët.

(Karikatura: A.Sulaj)