Gjiganti i La Ligës spanjolle, Barcelona i ka bërë prioritet disa futbollistë për t’i transferuar në verën e ardhshme.
Katalunasit po synojnë përforcimin e sulmit apo zëvendësimin e Suarezit në afatin kalimtar veror të vitit tjetër, shkruan “Mundo Deportivo”.
Qëllimi kryesor i “Blaugranas” mbetet njëri prej Kylian Mbappes dhe Harry Kanet, transmeton KTV.
Anglezi është opsion i dytë edhe për Real Madridin, pasi edhe madrilenët prioritet e kanë sulmuesin e talentuar francez, Mbappen.
Megjithatë, Barcelona nëse nuk arrin ta marrë njërin prej tyre, ka menduar edhe për një transferim të mundshëm të Roberto Firminos së Liverpoolit, Lautaro Martinezit të Interit apo edhe Marcus Rashfordit të Unitedit.