Pasuria e Kinës po përqendrohet gjithnjë e më shumë në duart e sipërmarrësve të teknologjisë.

Miliarderi i teknologjisë, Jack Ma mbizotëroi listën e njerëzve më të pasur në botë.

Themeluesi i Alibaba mban titullin si njeriu më i pasur i Kinës. Ai vlerësohet se ka një pasuri neto prej 39 miliardë dollarë, përcjell oranews.

Ndërsa Pony Ma i Tencent (TCEHY) zuri vendin e dytë me pasuri 37 miliardë dollarë.

Por pavarësisht luftës tregtare me Washingtonin biznesmenët në Kinë janë pasuruar më shumë në 2019.

Vlera mesatare neto e 1.800 njerëzve më të pasur të Kinës u rrit 10% gjatë vitit 2018 në 1.4 miliardë dollarë, sipas Raportit Hurun.