Hetime të reja dhe publikim të gjitha dëshmive të mbajtura fshehur deri më tani. Ky është qëndrimi dhe zotimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një intervistë për Televizionin Shenja, thotë se pas marrjes së mandatit të kryeministrit, do të hetojë të gjitha organet dhe institucionet në Kosovë që mund të posedojnë çfarëdo prove për këtë rast. Përveç kësaj, Kurti thotë se do të kontaktojë edhe me Qeverinë e kryeministrit Zaev, për të hapur hetime të reja, pasi vlerëson se procesi aktual është filluar nga r egjimi i kaluar në Maqedoninë e Veriut dhe për të është i pabesueshëm. Duke shprehur keqardhje për personat që ai thotë se mbahen pafajësish në bu rg, Kurti thotë se i gjithë procesi është i dyshimtë dhe i montuar andaj zotohet se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.