Bayern Munichu raportohet se i ka ofruar kontratë të re Thomas Mullerit, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi.

Mediet britanike ditë më parë kanë raportuar se klubi anglez ka ofruar 75 milionë funte për gjermanin, por sot thuhet se Bayerni i ka ofruar vazhdimin e kontratës.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se Bayerni i ka ofruar kontratë të përmirësuar Mullerit, që deri më tani paguhej 110 mijë funte në javë.

Koha